Site icon Telegrafi

Aksident hekurudhor në Indi, përplaset treni i mallrave me atë të pasagjerëve – 15 të vdekur dhe mbi 50 të lënduar

Një tren mallrash u përplas në pjesën e pasme të një treni të palëvizshëm pasagjerësh në shtetin e Bengalit Perëndimor të Indisë të hënën, ku si pasojë humbën jetën të paktën 15 persona dhe dhjetëra tjerë u lënduan, ka njoftuar policia e atjeshme, në një aksident për të cilin autoritetet hekurudhore fajësuan shoferin e trenit, shkruan Reuters.

Mediat treguan imazhe të aksidentit, me kontejnerë nga treni i mallrave të shpërndara aty pranë dhe një vagon i pozicionuar vertikalisht, i cili vjen pak më shumë se një vit pasi një gabim sinjalizimi shkaktoi një nga përplasjet më të rënda hekurudhore të Indisë, transmeton Telegrafi.

15 trupa janë nxjerrë në rrënojat e trenave të përplasur, njoftoi Abhishek Roy, zyrtar i lartë policor në qarkun e Darjeeling, ku edhe ka ndodhur aksidenti hekurudhor.

54 persona janë lënduar dhe janë nxjerrë nga ekipet e shpëtimit, ndërsa po vazhdon pastrimi i terrenit për të parë nëse ka ndonjë edhe ndonjë person tjetër nën rrënoja.

Treni i mallrave goditi Kanchanjunga Express që udhëtonte për në Kolkata, kryeqyteti i Bengalit Perëndimor, nga shteti verilindor i Tripura, duke nxjerrë tre vagonë ​​të trenit të pasagjerëve jashtë binarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version