Gara e këtij viti në Indianapolis shënoi një aksident shumë të frikshëm.
Protagonsit ishte Scott Dixon. Piloti nga Zelanda e Re u përplas fort me Jay Howard në xhiron e 53-të, makina e të cilit fluturoi në ajër e u përplas me murin duke u shkatërruar pothuajse plotësisht.
Për fat të mirë, pilotët nuk vuajtën pasoja nga ky aksident, transmeton TCh.
Komisarët e garës vendosën menjëherë ndërprerjen e garës, që zgjati për 30 minuta.