Site icon Telegrafi

Aksident i frikshëm në Formula 3, pilotja 17-vjeçare fluturon me bolidin e saj dhe përplaset në mbrojtëset anësore

Sophia Floersch (Foto: Christian Marquardt/Getty Images/Guliver)

Një përplasje horror ka ndodhur në pistën e GP Macau, ku po zhvilloheshin garat për Teenage Formula 3, teksa një pilote 17-vjeçare ka fluturuar me 273 km/h duke përfunduar në bordurat anësore të pistës.

Shoferja adoleshente Sophia Floersch sipas mediave ndërkombëtare ka pësuar një thyerje të shtyllës kurrizore në përplasjen e frikshme.

Ndërkohë, videoja e aksidentit po qarkullon në internet dhe tregon momentin kur makina e gjermanes ngrihet në ajër dhe fluturon mbi një seksion mediatik, për t’u përplasur më pas me forcë në mbrojtëset anësore.

Spektatorët duken të tmerruar, ndërsa përplasja vonoi garën për më shumë se një orë dhe prej saj u lënduan edhe katër persona të tjerë që janë dërguar në spital bashkë me piloten Floersch – transmeton Top Channel.

https://twitter.com/andreascseh/status/1064085837107814400

Ndërkohë, Floersch, shkroi në Twitter se ajo ishte mirë vetëm disa orë pas aksidentit që erdhi si pasojë e një kontakti me pjesën e pasme të makinës së Jehan Daruvala.

Vajza ka falënderuar fansat për mesazhet e mbështetjes dhe ka konfirmuar se ajo do t’i nënshtrohet një operacioni të hënën në mëngjes.

“Dua të dinë të gjithë që jam mirë, por nesër në mëngjes do të shkoj në kirurgji”, ka shkruar ajo.

Exit mobile version