Telegrafi

Akrobatja kineze bie për vdekje gjatë spektaklit nga 10 metra lartësi, bashkëshorti nuk arriti t’i kap këmbën

Një akrobate kinez është rrëzuar për vdekje gjatë një spektakli në qytetin Suzhou.

Videoja që është bërë virale, shfaq momentin kur Sun Moumou, 37-vjeç, rrëzohet nga një lartësi relativisht e madhe derisa po e ndiqnin qindra spektatorë.

Bashkëshorti i saj nuk kishte arritur t’ia kap këmbën, derisa dyshja po bënin akrobacione në ajër.

Mediat lokale raportojnë se ajo është rrëzuar nga 10 metra lartësi, ndërsa në spital është shpallur e vdekur.

“Kemi qenë gjithmonë të lumtur bashkë. Pasi jam në mes të një procesi të rënë, nuk mund të japë detaje tjera”, shtoi ai. /Telegrafi/