Një akrobate kinez është rrëzuar për vdekje gjatë një spektakli në qytetin Suzhou.
Videoja që është bërë virale, shfaq momentin kur Sun Moumou, 37-vjeç, rrëzohet nga një lartësi relativisht e madhe derisa po e ndiqnin qindra spektatorë.
Bashkëshorti i saj nuk kishte arritur t’ia kap këmbën, derisa dyshja po bënin akrobacione në ajër.
Mediat lokale raportojnë se ajo është rrëzuar nga 10 metra lartësi, ndërsa në spital është shpallur e vdekur.
“Kemi qenë gjithmonë të lumtur bashkë. Pasi jam në mes të një procesi të rënë, nuk mund të japë detaje tjera”, shtoi ai. /Telegrafi/