Trajneri i Shkëndijës, Bruno Akrapoviç ka mbetur i zhgënjyer me humbjen e Shkëndijës ndaj Gentit 2:1.
Por ai ka premtuar maksimumin nga kuqezinjtë në ndeshjen kthyese që do të zhvillohet pas një jave në Shkup.
“Ashtu si pritëm, ishte lojë e rëndë. Pësuam nga raste ku nuk mundëm të bëjmë asgjë. Fuqia, lartësia dhe shpejtësia vendosën rezultatin”.
“Ne e patëm problem humbjen e koncentrimit dhe vëmendjes. Në lojën kthyese ne do të japim maksimumin”, deklaroi për Telegrafin Bruno Akrapoviç, trajner i Shkëndijës.
Ndeshja kthyese mes Shkëndijës dhe Gentit do të zhvillohet të enjten e ardhshme në Shkup. /Telegrafi/