Në kuadër të fushatës elektorale për Zgjedhjet Lokale 2017, Aleanca Kosova e Re ka mbajtur sot tubim me qytetarë në Komunën e Obiliqit dhe të Vitisë.
Në tubime i pranishëm ishte edhe Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, i cili theksoi se qytetarët janë ata që vendosin për të ardhmen e tyre.
”Jeni banorë të një komune që e furnizon gjithë Kosovën me energji elektrike, e në anën tjetër ju vuani nga mungesa e saj”.
Pacolli ka folur edhe për ajrin e ndotur dhe rrezikun nga sëmundjet të cilat shkaktohen nga këto ndotje.
Ai ju bëri thirrje qytetarëve që të reflektojnë dhe t’i japin mundësinë kandidatit të AKR-së që ta zbatojë programin e AKR-së për komunën e Obiliqit.
Kandidati i partisë për kryetar të Obiliqit, Shensedin Hashani, u zotua se do të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve të Obiliqit, duke shtuar se do të angazhohet maksimalisht për zgjidhjen e problemit me energji elektrike, me ujë, e me e ajrin e ndotur.
Ndërsa sot gjatë ditës, Aleanca Kosova e Re ka mbajtur tubimin hapës të Fushatës edhe në Komunën e Vitisë, ku është bërë prezantimi i listës së kandidatëve për asamble komunale.
Në këtë tubim, të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti Presidenti i partisë Behgjet Pacolli, i cili para qytetarëve tha se AKR është parti liberale demokrate, e cila synon zhvillimin ekonomik të Kosovës.
I pari i AKR-së u zotua se asambleistët e Aleancës Kosova e Re, do të angazhohen maksimalisht për qytetarët dhe se do t’i përfaqësojnë ata denjësisht.