Në kuadër të Fushatës elektorale për Zgjedhjet Lokale 2017, Aleanca Kosova e Re ka hapur sot Fushatën, në Prizren dhe në Rahovec.
Në ceremoninë hapëse të fushatës elektorale për kryetar të Komunës së Prizrenit, i pranishëm ishte edhe Presidenti i partisë, Behgjet Pacolli.
Me këtë rast Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka falënderuar të gjithë simpatizantët e pranishëm për përkrahjen dhe besimin e tyre në suksesin e Aleancës Kosova e Re.
“Prizreni duhet të udhëhiqet nga një njeri atdhedashës, i sinqertë dhe që punon me transparencë dhe duar të pastra”.
Pacolli para qytetarëve të Prizrenit ka thënë se është detyrë e çdo politikani që të jetë në shërbim të qytetarit.
Ndërsa kandidati i Aleancës Kosova e Re, për kryetar të Prizrenit, Osman A.Krasniqi, në fjalën e tij para qytetarëve ka thënë se shpresa e vetme për Prizrenit është AKR-ja dhe vizioni i presidentit Behgjet Pacolli për zhvillimin ekonomik.