Telegrafi

Akinfenwa me 120 kilet e tij kërkon ftesë nga kombëtarja angleze (Video)

Adebayo Akinfenwa i ka thënë Sam Allardycet se ai është i gatshëm për një thirrje nga Anglia, por vetëm në qoftë se është shërbyer një meze e lehtë pule para ndeshjes.

Sulmuesi 34-vjeçar, i cili kohët e fundit u bashkua me Wycombe Wanderers, është i gatshëm të jetë shpëtimtar i ri i Anglisë ‘për 17 minutat e fundit të një loje’ dhe partner i Andy Carroll në një fillim të ri për skuadrën e ‘Tre Luanëve’.

Akinfenwa ka deklaruar se do të ishte një super zëvendësim në rast të ftesës nga trajneri i ri i Anglisë, të cilët e ka quajtur ‘Big Sam’ apo ‘I madhi Sam’.

Lexo po ashtu Mourinho beson se Allardyce është njeriu i duhur për Anglinë

“Unë jam në dispozicion për përzgjedhje të Anglisë nëse ata shërbejnë ushqim pule për para-ndeshje”, tha sulmuesi ‘trashaluq’.

“Kjo është ajo. Pulë, unë. S’ka pulë, s’jam unë. Kjo nuk është arrogante, kjo është vetëm ajo që kam nevojë për të ngrënë”.

“Sam, njeri i madh, dëgjo, më thirr mua në WhatsApp, sepse ashtu e ndjej. Në 20 ose 17 minutat e fundit të lojës, të sjelli freski, kthehem mbrapa dhe godas. Unë dhe Carroll”, përfundoi Akinfenwa. /Telegrafi/