Telegrafi

Akademik Bultex ia shkakton humbjen e tretë Bashkimit në Ligën Ballkanike

Skuadra e Bashkimit ka pësuar humbje prej 65-105 nga skuadra BC Akademik Bultex 99, në ndeshjen e vlefshme për Ligën Ballkanike.

Në përballjen e zhvilluar në “Sezai Surroi”, ekipi bullgar luajti në mirë në çerekun e parë (12:27).

Në dhjetëminutëshin e dytë, nikoqirët shënuan dhjetë pikë më shumë se kundërshtari (28:18) dhe shkuan në pushim me disavantazh prej pesë pikësh (40-45).

Lexo po ashtu Lajmet për Bashkimin

Mirëpo, pas kthimit nga pushimi, mysafirët bënë lojë shumë të fortë duke shënuar 30 pikë në çerekun e tretë kundrejt 12 pikëve të Bashkimit.

Edhe në fraksionin e fundit, vizitorët ishin bindshëm më të mirë (13:30) për ta fituar ndeshjen me rezultat bindës prej 65-105.

Nga tri ndeshje të zhvilluara këtë sezon në Ligën Ballkanike, Bashkimi ka regjistruar tri humbje dhe pozicionohet në vend të parafundit me tri pikë.

Ndërsa Akademik Bultex 99 i ka zhvilluar dy ndeshje dhe ka arritur një humbje dhe një fitore, ashtu që pozicionohet një vend më lartë se ekipi nga Prizreni. /Telegrafi/