Site icon Telegrafi

Akademia e Shkencave të Shqipërisë i dhuron donacion Komunës së Vushtrrisë mbi 3 mijë libra shkencor

Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Izet Miftari dhe profesori universitar, Dorajet Imeri kanë vizituar sot Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Tiranë.

Aty u pritën nga zëvendëskryetari i Akademisë,  Vasil Tole dhe akademik Marenglen Verli, shkruan Telegrafi.

“Nga këtu morëm donacion mbi 3000 libra shkencor (1000 tituj) për bibliotekën e qytetit tonë”, ka thënë Idrizi.

Temë diskutimi ishte mundësia e bashkëpunimit në fushën e artit mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Komunës së Vushtrrisë. /Telegrafi/

Exit mobile version