Mohamed Ayachi Ajroudi, një nga blerësit e mundshëm të Marseille, ka plane të mëdha për këtë klub nëse e merr pronësinë e tij.
Marseille është një klub tërheqës me shumë tifozë, por edhe janë kualifikuar në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm nën Andre Villas-Boas.
Ajroudi ka folur për klubet, lojtarët dhe futbollin që pëlqen.
“Unë e dua futbollin, veçanërisht anën fisnike të këtij sporti. Më pëlqen disiplina gjermane, veçanërisht Bayern Munich”.
“Unë e vlerësoj futbollin e Barcelonës”.
“Një lojtar që nuk do ta harroj kurrë është Cristiano Ronaldo. Më pëlqen respekti dhe disiplina dhe ai e mishëron atë”.
“A ëndërroni atë të Marseille? Gjithçka është e mundur në jetë. Është një ëndërr që më emocionon”, ka thënë Ajroudi për Le Figaro.
Sa i përket anës stërvitore të projektit, Ajroudi nuk e përjashtoi Zinedine Zidanen si trajner, edhe pse ai është aktualisht te Real Madridi.
“Do të shohim se çfarë ndodh në të ardhmen”. u përgjigj ai. /Telegrafi/