Telegrafi

Ajo që Choupo-Moting bëri në ndeshjen PSG-Strasbourg është vështirë e shpjegueshme, Mbappe nuk i beson syve

Paris Saint Germaini barazoi ndaj ndaj Strasbourgut me rezultat 2-2 në Ligue 1.

Me këtë rast skuadra nga Parisi lëshoi mundësinë për ta siguruar edhe matematikisht titullin në kampionatin elitar francez.

PSG tani i duhet edhe dy pikë, ndërsa në xhiron e radhës luajnë kundër Lilles. Gjithsesi asnjëra nga këto nuk përben lajm në media dhe mes tifozëve në rrjetet sociale më shumë se ajo çka bëri Eric Maxim Choupo-Moting.

Teksa rezultati ishte 1-1 dhe bashkëlojtari i tij Christopher Nkunku gjuajti drejt portës kundërshtare dhe të gjithë pritën që PSG të kalojë në epërsi, Choupo-Moting e ndali topin në vijën e portës.

Lexo po ashtu Choupo-Moting mundohet ta shpjegojë pse ndali topin në vijë të portë, kërkon falje

E gjitha kjo është bërë hit në internet pas ndeshjes pasi është diçka që shihet shumë rrallë në futboll. /Telegrafi/

Golat dhe rastet e ndeshjes: