Albian Ajeti po vazhdon me gola në skuadrën e tij, St Gallen në Superligën e Zvicrës.
Pas golit të shënuar xhiron e kaluar ndaj Grasshoppers, sulmuesi nga Kosova ka shënuar edhe dy gola ndaj Sionit.
Goli i parë dhe i barazimit 1-1 nga Ajeti erdhi në minutën e 63-të, ndërsa i dyti dhe i fitores në minutat shtesë të ndeshjes, shkruan Telegrafi.
Me këto dy gola të shënuara, sulmuesi 19-vjeçar po tregon që është në formë të mirë, duke arritur në shifrën e pesë golave në 10 ndeshje këtë sezon.
Ndryshe, Albiani është vëllai e mbrojtësit të Torinos, Arlind Ajeti dhe Adonisit, i cili luan me Wilin në Zvicër. /Telegrafi/