Site icon Telegrafi

Ajeti merr dënimin pas kartonit të kuq

Ashtu si pritej, Arlind Ajeti do të mungojë vetëm një ndeshje për Frosinonen, pas kartonit të kuq marrë në Verona ndaj Chievos.

22-vjeçari i kombëtares shqiptare ka shkëlqyer këtë vit, duke qenë ndër titullarët e padiskutueshëm te Frosinone, por loja e tij e ashpër po i kushton shtrenjtë, sepse pasi mungoi në ndeshjen ndaj Veronas për pezullim me pesë karton të verdhë, tani mungon për të kuqin ndaj Chievos, që edhe mund të mos ndëshkohej.

Kjo ka bërë që Ajeti të kritikohet në mediat italiane, edhe për faktin se do të mungojë në një finale mbijetese fundjavën e ardhshme, kundër Palermos.

Ajeti nuk luajti gjashtë muaj fare, ndërsa nga dhjetori kaloi në Serie A. Ai ka shënuar një gol në Serie A. /Telegrafi/

Exit mobile version