Site icon Telegrafi

Airton Jusufi kampion në ‘karting’ (Video)

Se Kosova ka talente edhe në botën e garave me makina, tregon edhe rasti i Airton Jusufit.

Ky i fundit është shpallur kampion i Kosovës në garën e formulave të vogla apo siç quhen ndryshe, ‘kartingut’.

Garuesi 12-vjeçar ka lënë pas edhe sfidues të tjerë të moshës më të madhe në saje të zgjuarsisë, raporton Telegrafi.

Sipas ekspertëve, Jusufii ka potencial të madh dhe pritshmëritë janë më se të arsyeshme se mund të arrin edhe në garat ndërkombëtare.

Vlen të theksohet se mitrovicasi është pagëzuar me emrin Airton sipas pilotit të ndjerë brazilia të Formula 1, Airton Sena.

https://www.youtube.com/watch?v=mdKT_eSDjs0&feature=youtu.be

Exit mobile version