Site icon Telegrafi

Airbnb vlerësohet 13 miliardë dollarë

Airbnb, e cila e ka riorganizuar dizajnin e faqes dhe aplikacioneve të saj këtë verë, është pa zyrtarin kryesor financiar pas largimit të Andrew Swain muajin e kaluar, dhe kjo gjë mund të bëjë që kompania amerikane të mos regjistrohet në bursë brenda një kohe të shkurtër.

Për t’i lejuar punonjësit e saj të blejnë disa prej aksioneve të tyre në ndërkohë, Airbnb është duke folur me investitorët e saj ekzistues për lejimin e marrjes së aksioneve nga punëtorët në vlerë prej dhjetëra miliona dollarëve, thuhet sipas dy njerëzve të njohur me situatën.

Airbnb, që është themeluar në dhomën e fjetjes së drejtorit aktual të kompanisë, Brian Chesky në vitin 2008, ka marrë rreth 500 milionë dollarë nga investitorët sikurse TPG, T Rowe Price and Dragoneer Investment Group, për ta përmbyllur totalin prej 800 milionë dollarëve në investime nga jashtë. (Telegrafi)

Exit mobile version