Julen Lopetegui është në negociata me Federatën e Futbollit të Belgjikës për postin e trajnerit.
Ai ka mbetur pa punë që kur u largua nga West Ham më 8 janar.
Federata belge ka shkarkuar trajnerin italo-gjerman, Domenico Tedesco, pas rezultateve zhgënjyese gjatë dy sezoneve të fundit, me eliminimin në 16 të fundit të Euro 2024 dhe një paraqitje të dobët së fundmi në Ligën e Kombeve. Sipas renditjes së FIFA-s, Belgjika është kombëtarja e tetë në botë.
Lopetegui është një nga emrat më të përmendur për pasardhësin e Tedescos, së bashku me francezët Thierry Henry dhe Rudi Garcia.
Trajneri e kishte kualifikuar Spanjën në Kupën e Botës 2018, por nuk e drejtoi atje, pasi nënshkroi me Real Madridin, nga ku pastaj u largua. /Telegrafi/