Site icon Telegrafi

“Ai nuk bëri një punë të mirë”, Ten Hag merr kritika të ashpra nga Van Gaal

Erik Ten Hag është kritikuar nga Louis Van Gaal pasi ish-trajneri i Manchester United beson se ai “nuk ka bërë një punë të mirë” në “Old Trafford”.

Ten Hag, i cili ishte këshilluar nga Van Gaal në vitin 2022 që të mos e pranojë punën tek Unitedi, të cilët kanë kaluar në një sezon të trazuar duke përfunduar në pozitën e tetë në Ligën Premier, finishi i tyre më i dobët në histori të ligës.

Përkundër kësaj, Ten Hag arriti që ta drejtojë ekipin drejt triumfit befasues në FA Cup pasi mposhtën rivalin lokal Manchester Cityn me rezultat 2-1 muajin e kaluar.

Ky triumf i papritur bëri që tifozët e “Djave të Kuq” të ndahen në dy pjesë mbi atë se a duhet Ten Hag të qëndrojë apo jo.

Kjo pasiguri rreth të ardhmes së Ten Hag do të sqarohet me rishikimin e rezultateve të arritura në fund të sezonit që do të mbahet nga hierarkia e klubit.

Lexo po ashtu Man Utd pritet të bëjë nënshkrimin e madh brenda pak javësh – ai kushton 75 milionë euro

Ky rishikim do të jetë kyç për të përcaktuar nëse ish-trajneri i Ajaxit do të vazhdojë në krye të ekipit. Van Gaal, i cili ishte shkarkuar nga Unitedi pasi fitoi FA Cup në vitin 2016, ka dhënë mbështetjen e tij për Ten Hag, duke sugjeruar se atij i duhet më shumë kohë për të implementuar vizionin e tij.

“Natyrisht, ai nuk duhet të shkarkohet, por unë gjithashtu kisha nevojë për më shumë kohë tek Manchester United. Unë e fitova FA Cup, dhe për 20 vite para meje, asnjë trajner i United nuk e kishte fituar”, ka thënë fillimisht Van Gaal.

“Tani Erik e ka fituar FA Cup dhe gjithashtu ëhstë kualifikuar në Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të parë, kështu që nuk duhet ta shkarkoni. Atij i duhet më shumë kohë, por unë gjithashtu mund të jap disa kritika”.

Lexo po ashtu Jim Ratcliffe merr vendimin drastik për të mos e rrezikuar pjesëmarrjen e Man Utd në Ligën Evropës

“Ai nuk e ka bërë punën në mënyrë fantastike, mund t’i jepni kritika, por ai gjithashtu ka treguar se është një trajner i mirë”, përfundoi ai.

The Independent kishte raportuar së fundmi se INEOS ka identifikuar përzgjedhësin e Anglisë, Gareth Southgate, si kandidatin e tyre të preferuar për ta zëvendësuar Ten Hagun.

Southgate ka nënvizuar se ai nuk do të futet në diskutime për të ardhmen e tij deri pas përfundimit të Euro 2024, aty ku do ta udhëheqë kombëtaren e Anglisë./Telegrafi/

Exit mobile version