Site icon Telegrafi

Ai njihet si personi më i urryer në Bundesligë – presidenti i Hoffenhaimit thotë se ka gati vaksinën për coronavirusin

Futbolli në të gjithë botën është tronditur nga pandemia e coronavirusit, ku UEFA ka marrë sot vendim për shtyrjen e Euro 2020 për një vit,pasi edhe kampionatet në Evropë tashmë janë pezulluar përkohësisht.

Ka shumë pak lajme të mira për momentin, por në Bundesligë, ekziston një njeri që ofron shpresë.

Pronari i Hoffenheimit, Dietmar Hopp, që për fat të keq është i njohur për arsye të gabuara, pasi shumë tifozë rivalë e kundërshtojnë klubin e tij që aktualisht është në nivelet e larta, për investimet e bëra në klub, ku shpesh herë është apostrofuari si më i urryeri në Bundesligë.

Në shkurt, ndeshja mes Hoffenheim dhe Bayern Munich ishte ndërpre për disa minuta, pasi tifoët shpalosën një banderolë duke e ofenduar Hoppin.

Sidoqoftë, pavarësisht asaj çfarë ndodh në futboll, Hopp është gjithashtu aksionari kryesor i kompanisë farmaceutike “CureVac”.

79-vjeçari beson se mund të kenë krijuar një kurë për COVID-19 e cila mund të jetë e disponueshme brenda gjashtë muajve pasi të miratohet nga autoritetet licencuese.

Hopp kishte folur për Sport1 duke treguar edhe detajet.

“Unë mendoj se vaksina jonë e re kundër coronavirusit duhet të jetë në dispozicion deri në vjeshtë”.

“Testet së pari duhet të kryhen te kafshët, dhe më pas te njerëzit”.

“Data e lëshimit varet nga instituti kombëtar i Gjermanisë për vaksinat, Instituti Paul Ehrlich”

Tutje ai foli edhe për ofertën e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për ta blerë vaksinën.

“Nuk mund të jetë që një kompani gjermane të zhvillojë vaksinën dhe të përdoret vetëm në SHBA. Kjo nuk ishte kurrë një mundësi për mua. Unë nuk ka biseduar me presidentin Trump, por ai foli me kompaninë”, ka treguar ai.

Ai për fund shtoi se një marrëveshje e tillë nuk do të ndodh dhe vaksina do të jetë në dispozicion për të gjithë. /Telegrafi/  

Exit mobile version