Shumë futbollistë vazhdojnë të qëndrojnë me futbollin edhe pasi përfundojnë karrierën e tyre, por ka histori të pazakonta që i çojnë lojtarët e famshëm në një rrugë të papritur.
Janë të pakta skuadrat që kanë fituar zemrat e kaq shumë tifozëve neutralë aq shumë sa Neëcastle në fillim të këtij shekulli. Brezi i famshëm me Allan Shearer është i fundit në të cilin ‘Laraskat’ luajtën në Ligën e Kampionëve.
Ai Newcastle i famshëm luajti një rol të rëndësishëm në futbollin anglez dhe atë evropian. Skuadra luftoi për titull dhe ishte pjesëmarrëse edhe në Ligën e Kampionëve.
Futbollisti francez Olivier Bernard ishte një figurë e rëndësishme e asaj skuadre. Ai pasi u pensionua u largua nga futbolli, pasi ai tani e kalon jetën në një kafene.
Bernard qëndroi me familjen e tij në Angli. Ai e hapi një kafene në qytetin Blyth, jo shumë larg Newcastle, dhe në këtë vend gjithçka i dedikohet ekipit më polarizues në veri të Anglisë.
https://www.youtube.com/watch?v=aIJtWoQu4Zo&feature=emb_title&ab_channel=NewcastleUnitedVideos
Në hyrje të pubit është një pikturë e madhe e Sir Bobby Robson, një njeri kyç për epokën në të cilën Newcastle luajti për herë të fundit një rol të rëndësishëm në Angli.
Krejtësisht i panjohur tani, Bernard u kthye në interes për mediat britanike, kështu që The Sun e kontaktoi atë në një kohë kur ‘Laraskat’ po luante futbollin e tyre më të mirë në pothuajse 20 vjet.
“Ne me siguri do ta mposhtnim këtë Newcastle sot sepse kishim një sulmues ‘vdekjeprurës’ si Alan Shearer. Nuk mund ta krahasoni Callum Wilson me Shearer. Kur ishin në ditën tonë, askush nuk mund të na bënte asgjë”, ka thënë Bernard.
Edhe pse francez, ai thjesht e donte jetën në veri të Anglisë, sa nuk donte ta linte atë. Fëmijët e tij lindën aty dhe në janar 2020 ai vendosi të hapte pijetoren Masons Arms, ku aty qëndron shpesh edhe ylli aktual i Neëcastle, Dan Burn.
Për gjeneratën e tij të famshme të Neëcastle, Bernard tregon se futbollistët ishin “të egër” dhe se mund të kishin bërë edhe më shumë.
“Ne ishim të egër. Ishte edhe garda e vjetër – Alan, Gary Speed, Shay Given, Steve Harper”, kujton Bernard për The Sun. /Telegrafi/