Telegrafi

“Ai ia tha vendimin e marr ballë për ballë” – ish ylli i PSG-së tregon se si Mbappe foli me Al-Khelaifin duke ia kumtuar lajmin e largimit

Kylian Mbappe do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të këtij sezoni, një lajmë që sot është bërë publik nga shumë mediume.

Sipas raportimeve nga Franca, në fund të seancës stërvitore të së martës, ylli i futbollit njoftoi presidentin e tij, Nasser Al-Khelaifi, se nuk do ta rinovojë kontratën, e cila i skadon në qershor.

Pasi ky lajm u bë publik kudo, ish-futbollisti i PSG-së, Jerome Rothen zhvilloi një bisedë me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifin mbi këtë çështje, të cilën e zbuloi edhe për media.

“Presidenti i PSG-së më tha se ndjehet i zhgënjyer, por ai është një biznesmen, tashmë ishte mësuar me idenë se mund të humbiste një pjesë të investimit të bërë gjashtë vjet më parë te Mbappe”.

Lexo po ashtu E kryer, Kylian Mbappe e ka njoftuar PSG-në se do të largohet në fund të këtij sezoni

“Ai vlerësoi që Mbappe ia tha vendimin që kishte marrë ballë për ballë. Ndaj sulmuesit nuk do të ketë sanksione, ndërsa Al-Khelaifi në përgjithësi është i kënaqur me mënyrën se si shkoi ky investim”, ka treguar Rothen. /Telegrafi/