John Lee u zgjodh sot lideri i ri i Hong Kongut pasi fitoi më shumë se 99 për qind të votave në votimin e fshehtë të Komisionit Zgjedhor.
Lee mori 1416 vota në zgjedhjet për kreun e pushtetit vendor, ku i nevojiteshin 751 vota për të fituar.
Rreth 1500 anëtarë të Komisionit Zgjedhor votuan në një votim të fshehtë mëngjesin e së dielës.
Lee pritej të fitonte, pasi ai kishte mbështetjen e Pekinit dhe mori 786 nominime muajin e kaluar. Ai do ta zëvendësojë lideren aktual Carrie Lam më 1 korrik.
Kreu aktual i qeverisë uroi Leen ndërsa deklaroi se rezultatet e zgjedhjeve do t’ia dorëzonte Pekinit.
Lam, e cila mbeti në pushtet edhe pas protestave masive në vitin 2019, njoftoi në fillim të muajit prill se nuk do të kandidojë për një mandat të dytë. /Telegrafi/