Ruben Amorim ka shprehur shpresën se Leny Yoro do të jetë në gjendje të paraqitet në skuadër për ndeshjen e Man United kundër Arsenalit të mërkurën.
Mbrojtësi është larg fushave pasi mori një dëmtim në ndeshjet para sezonale pasi u transferua te Man Utd.
“Ne kemi edhe një seancë stërvitore për ta parë atë. Ndoshta Leny Yoro do të jetë në skuadër. Ndjeva se ai është në një moment të mirë tani, forma e tij është më e mirë, kështu që mendoj se ai do të jetë në skuadër”.
“Ne nuk patëm shumë stërvitje së bashku. Ai nuk stërvit vetëm, por me një grup të vogël lojtarësh. Ai është me të vërtetë i shpejtë, por është një mbrojtës modern dhe kjo është mirë kur doni të luani lart”.
“Mendoj se ai është një talent i veçantë, por duhet të jemi të kujdesshëm në këtë moment të parë”.
“Ai është shumë i mirë me topin, kështu që unë jam shumë i emocionuar, por duhet të jemi të kujdesshëm. Duhet të menaxhojmë ngarkesën dhe minutat në fillim, por jam shumë i emocionuar të shoh Leny Yoro duke luajtur”, ka thënë Amorim në një konferencë për shtyp në Old Trafford.
Yoro ende nuk ka bërë debutimin e tij zyrtar për Man United që kur iu bashkua klubit nga Lille verën e kaluar. /Telegrafi/