E plotësuar– Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka deklaruar në debatin me kundër-kandidatin nga Lidhje Demokratike e Kosovës, Arban Abrashin, në Klan Kosova se kompaninë Trafiku Urban kur ishte bërë kryetar e kishte gjetur me më pakë se dhjetë autobus.
“Ne e kemi gjetur trafikun urban me shtatë autobusë”, ka deklaruar Ahmeti.
Ai ka shtuar se përveç autobusëve të paktë, “punëtorët ishin pa paga prej 22 muajsh”.
Më pas Ahmeti ka treguar se si e ka përmirësuar gjendjen e kësaj kompania dhe ka blerë autobusët e rinj.
…………………..
Ahmeti: Vazhdim i së mirës në Prishtinë, jo kthim prapa
Shpend Ahmeti në përballjen e parë me Arban Abrashin në Klan Kosova ka deklaruar se fitorja e Vetëvendosjes në Prishtinë, nënkupton vazhdimin e gjërave të mira në qytet dhe jo kthim prapa në të kaluarën, kur me kryeqytetin udhëhiqte Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Ne kemi filluar një rrugëtim në vitin 2013, rrugëtim që e ndalë të keqen, e keqe e përfaqësuar nga ajo se si është konsideruar pushtit nga qeverisje e kaluar; klintelizëm dhe katrahurë e vërtetë”, pohoi Ahmeti.
“Sot mund të themi ballë lartë se të gjitha zotimet i mbajtëm”.
“Tani kërkojmë që të vazhdojmë me reforma të tjera në katër vjetët e ardhshme”.
“Kërkojmë vazhdimin e së mirës në Prishtinë, jo kthim prapa”.