Telegrafi

Ahmeti takon banorët e lagjes “Taslixhe”, prezanton projektet për këtë pjesë

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti ka takuar banorët e lagjes “Taslixhe”, para të cilëve shpalosi zotimet për këtë zonë.

Ai tha se me sistemin e ri të trafikut urban do të shtohet linja e autobusit për lagjen “Xhavit Ahmeti”.

“Me sistemin e ri të Trafikut Urban në Prishtinë, do të shtohet linja e autobusit për lagjen ‘Xhavit Ahmeti’. Përveç kësaj, nëpër rrugicat e ngushta të kësaj zone do të vendosen pasqyrat për vetura në udhëkryqe, si dhe do të rregullohet trotuari pranë bibliotekë ‘Hivzi Sylejmani’. Në këtë zonë do të shtohet edhe një shkollë re, në Sofali, me ç’rast do ta ndikojë në uljen e numrit të nxënësve në shkollën Gjergj Fishta”, tha Ahmeti.