Site icon Telegrafi

Ahmeti: Do ta themelojmë ndërmarrjen ‘Tregjet e Prishtinës’

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti vizitoi sot tregun me shumicë, ku takoi tregtarët dhe diskutoi me ta problemin e menaxhimit të kësaj hapësire.

Tregjet në Prishtinë aktualisht funksionojnë si Ndërmarrje Shoqërore nën menaxhim të AKP-së.

Ai tha se komuna e Prishtinës në mandatin e parë është fokusuar në krijimin e Tregut Mobil për prodhime vendore, projekt ky po iu mundëson prodhuesve tanë t’i shesin produktet e tyre nëpër lagjet e Prishtinës.

Ahmeti tha se në mandatin e radhës, fokusi do të jetë në revitalizimin e tregjeve statike në Komunën e Prishtinës:

“Të gjitha këto do ta krijojnë një Ndërmarrje Publike Komunale, që do të quhet ‘Tregjet e Prishtinës’. Ajo ndërmarrje do të funksionojë dhe do të mirëmbahet nga të hyrat që i merr prej shfrytëzimit të hapësirave nga shitësit. Ato para do t’i shfrytëzojmë për investime të reja në ato pjesë. Me funksionalizimin e tregjeve të reja, do të arrijmë t’i mënjanojmë edhe shitësit ilegalë ambulantë nga hapësirat publike në Prishtinë”, tha kryetari, Shpend Ahmeti.

Exit mobile version