Kosova së shpejti pritet të bëhet me stadium modern.
Për ndërtimin e stadiumit do të kontribojë shteti hungarez.
Por ajo që ka ngjallur shumë drbat dhe polemika ka qenë ndërrimi i lokacionit të stadiumit.
Pasi fillimisht u mendua se do të fillonin punimet në Bërnicë, tani po planifikohet që stadiumi olimpik të ndërtohet në Drenas.
Së fundmi ka reaguar edhe kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Sipas Ahmetit stadiumi duhet të ndërtohet në lokacionin e mëparshëm në Bërnicë.
“Stadiumi kryesor i secilit shtet gjithmonë është në kryeqytet. Është e paarsyeshme që të diskutohet ndërtimi i çfarëdo stadiumi tjetër nga qeveria pa u ndërtuar stadiumi nacional në Bërnicë, Kryeqytet, Komuna e Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. /Telegrafi/