Site icon Telegrafi

Ahmeti: Me mbi 140 diskutime publike, bashkëqeverisëm me qytetarët

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti tha se përgjatë mandatit të parë të qeverisjes, bashkë me kabinetin e tij e kishin zotim të veçantë vendimmarrjen në lagje, zotim ky që sipas tij u realizua dhe ndikoi dukshëm në ngritjen e vetëdijes qytetare mbi nevojën e angazhimit direkt për të mirën e përgjithshme.

Sipas tij, përveç kësaj, është lansuar edhe platformën e veçantë digjitale për pjesëmarrje në vendimmarrje, ku banorët e lagjes parashtrojnë kërkesat dhe votojnë për prioritetet e investimeve në lagjen e caktuar.

“Nga fundi i vitit 2013, Komuna i është kthyer qytetarëve, pronarëve të vërtetë të saj. Për më pak se  4 vite, Komuna e qeverisur nga VETËVENDOSJE! ka mbajtur mbi 140 diskutime publike me qytetarë, ku është folur për problemet e për prioritetet e lagjes, dhe përmes diskutimeve të tilla janë orientuar edhe investimet prej vitit në vit”, tha ai.

“Kontakti i drejtpërdrejtë me qytetarë ka ndihmuar edhe në hartimin e programit qeverisës për mandatin e dytë. Secila lagje, ka dërguar kërkesat e veta, duke i listuar në bazë të prioriteteve. Vendimmarrja e përbashkët mes Komunës dhe qytetarëve, është shkaku i sukseseve të vazhdueshme të Komunës së Prishtinës”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version