Telegrafi

Ahmeti: LDK është në rrugë të mirë për të dalë si partia e parë me 19 nëntor (Video)

Analisti, Arben Ahmeti në “Debat D Plus” të RTV Dukagjinit, ka thënë se LDK është në rrugë të mirë për të dalë si partia e parë më 19 nëntor.

“Unë mendoj që ne kemi një fitues të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, LDK është në rrugë të mirë për ta konfirmuar vetën si partia e parë edhe më 19 nëntor.

Ndërkaq gara në mes PDK-së dhe Vetëvendosjes do ta definojë të dytin”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/