Site icon Telegrafi

Ahmeti largohet nga Hajvalia

Eksperienca e Azem Ahmetit me Hajvalinë ka përfunduar pas dy vjetësh.

Mesfushori prishtinas është ndarë së fundmi me klubin bardhekuq pasi nuk e gjeti gjuhën e përbashkët për vazhdimin e kontratës. Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti me përvojë për “Zërin”.

“Kemi biseduar me Hajvalinë dhe nuk kemi gjetur mirëkuptim në kushtet mes nesh për vazhdimin e kontratës”, ka treguar ai. Sidoqoftë, ai po ndahet me klubin prishtinas pa asnjë problem.

“Te Hajvalia kam kaluar shumë mirë. E falënderoj klubin, tifozët dhe të gjithë ata që na kanë përkrahur”, vazhdoi ai, duke folur për Zërin.

Tash, Ahmeti po shikon përpara. Ofertat nuk i mungojnë dhe në ditët apo javët në vazhdim do ta zgjedhë opsionin më të mirë për vazhdimin e karrierës.

“Kam disa oferta, por ende nuk kam vendosur se ku do të luaj sezonin e ardhshëm”, përfundoi ish-futbollisti i Flamurtarit dhe i Prishtinës.

Exit mobile version