Telegrafi

Ahmeti: Interes i partive maqedonase është që BDI-në ta shikojnë sa më të dobët

Kryetari i BDI-së Ali Ahemti për “Radio Evropa e Lirë” tha se ideja për kryeministër shqiptar është legjitime dhe se nuk shoh pengesë për Maqedoninë që një kryeministër të jetë shqiptar dhe të marrë përgjegjësi.

Ahmeti tha se pret që edhe bashkëqytetarët tanë maqedonas që të votojnë për kandidatin për kryeministër Naser Ziberi, ku shtoi se, në vendin tonë fatkeqësisht ende ka paragjykime.

Ahmeti tha se interes i partive maqedonase është që BDI-në ta shikojnë sa më të dobët.

“Shqiptarët janë të ndarë në gjashtë parti politike. Unë e di që ata janë të motivuar, të inkurajuar nga partitë maqedonase, sepse është në interesin e tyre që BDI të jetë më e dobët, ata i dinë kapacitetet tona – si LSDM-ja, ashtu edhe OBRM-PDUKM-ja me siguri nuk duan që BDI të jetë e fortë”, tha kreu i BDI-së Ali Ahmeti./Telegrafi/