Ruben Aguilar ka humbur qetësinë në ndeshjen që Monaco e humbi ndaj Saint-Etiennes.
Mbrojtësi ishte inkuadruar në pjesën e dytë në lojë, duke e zëvendësuar Gelson Martinsin në minutën e 69-të.
Mirëpo, ai nuk qëndroi shumë në fushë dhe u përjashtua nga ndeshja me karton të kuq në minutën e 90+2.
Derisa po largohej nga fusha, Aguilar e shqelmoi VAR-in, pasi ishte pikërisht video asistenti i gjyqtarit ajo që e tregoi ndërhyrjen e rëndën që bëri ndaj kundërshtarit.
Monaco humbi 1-0 ndaj Sanit-Etiennes, derisa mbrojtësin e pret një dënim i rëndë nga Federata e Futbollit të Francës. /Telegrafi/
To those of you that hate VAR, here’s Monaco right-back Ruben Aguilar booting the monitor after being sent off this weekend.
Be like Ruben Aguilar. pic.twitter.com/wySCcF2TIX
— Ball Street (@BallStreet) November 4, 2019