Site icon Telegrafi

Agron Leka emërohet Drejtor Klinik i Spitalit Regjional të Gjilanit

Doktor Agron Leka, është emëruar Drejtor Klinik i Spitalit Regjional të Gjilanit.

Këtë e ka konfirmuar ai për Telegrafin, duke theksuar se drejtori paraprak Ruzhdi Kadriu, me vullnet të plotë është tërhequr nga kjo pozitë dhe si rrjedhojë është përzgjedhur ai.

“Me vullnet të plotë për shkak të angazhimeve familjare është tërhequr nga kjo pozitë doktori paraprak, Ruzhdi Kadriu.Unë e kam koleg shumë të mirë, kemi bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojmë gjithmonë edhe në të ardhmen. Gjithcka ka shkuar bazë vullnetare dhe me procedurë të rregullt”, ka thënë Leka për Telegrafin./Telegrafi/

Exit mobile version