Site icon Telegrafi

Agron Beseni, trajner i tretë i Lirisë këtë sezon

Drejtuesit e Lirisë e kanë emërtuar trajnerin e ri, i cili do të jetë në krye të skuadrës për pjesën pranverore të këtij kampionati.

Kështu, timonieri i ri i prizrenasve do të jetë trajneri Agron Beseni, i cili do ta vazhdojë punën e paraardhësve të tij, Ramiz Krasniqi, Erdogan Brando e Genc Tamniku, të cilët kishin aventura të shkurtra me bardhezinjtë gjatë këtij stinori.

Në njoftimin e lëshuar nga Liria, thuhet se Beseni është emërtuar kryetrajner sipas vendimit të Bordit, në mbledhjen e sontme.

Beseni, edhe më parë ka qenë në krye të skuadrës së Lirisë.

Përveç emërtimit të kryetrajnerit të ri, është vendosur që përgatitjet e Lirisë për pjesën pranverore të kampionatit të fillojnë më 4 janar.

Exit mobile version