Telegrafi

Agon Mehmeti e vazhdon karrierën në Angli

Agon Mehmeti do ta vazhdojë karrierën në futbollin anglez, shkruan “BBC”.

Sulmuesi kosovar ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me skuadrën nga League One në Angli, Oxfort United.

27 vjeçari, i cili kishte tri thirrje nga Shqipëria, ishte lojtar i lirë pasi ishte ndarë nga klubi turk, Gençlerbirligi.

“E njoh personalisht, ai është një profesionist i vërtetë. Ai është mësuar të luaj në standarde të larta. Ai ka luajtur në Europa League dhe në Ligën e Kampionëve”, ka thënë trajneri i Oxfordit, Pep Clotet, i cili kishte punua me Mehmetin edhe në kohën kur të dy ishin pjesë e Malmos.

Mehmeti, i rritur në Suedi, ku kishte migruar me familjen e tij për shkak të luftës në ish-Jugosllavi, kishte zhvilluar 106 ndeshje me Malmon duke realizuar 25 gola, përcjellë zeri.info.

Ai ka luajtur në Champions kundër ekipeve të mëdha si Real Madrid dhe Juventus.

Mehmeti kishte punuar me trajnerin Clotet në vitin 2010, kur trajneri spanjoll ishte asistent-menaxher dhe është lojtari i tretë i asaj periudhë të Malmos që iu bashkua Oxfordit këtë sezon, pas Ricardinho dhe Ivo Pekalski.