Telegrafi

Agon Elezi largohet nga Kroacia, firmos me klubin e Bundesligës

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Agon Elezi është larguar nga elita e futbollit kroat, ku aktivizohej me Varazdinin. 22 vjeçari ka gjetur ambient të ri dhe në të ardhmen do të luaj në Bundesligën gjermane.

Ekipi i ri i Elezit do të jetë Bochum që garon në mesin e më të mirëve në futbollin e Gjermanisë. Edhe pse nuk është zyrtarizuar ende largimi i tij nga Varazdini dhe as prezantimi i tij te skuadra gjermane, mirëpo në opinion është shfaqur një foto nga prezantimi i tij te Bochumi, ku shihet me fanellën e klubit të Bundesligës.

Agon Elezi para se të luaj me Varazdinin në Kroaci, ai ishte pjesë e Skenderbeut në Shqipëri, teksa ka luajtur edhe për Vëllazërimin në Maqedoni, ndërsa si futbollist është i dalur nga shkolla e futbollit, Shkupi. /Telegrafi/