Telegrafi

Agjentja e futbollistit Rabiot, Veronique: Adrien është marë peng nga PSG-ja

Adrien Rabiot (Foto by Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Adrien Rabiot pas shtatë vjetësh qëndrimi në Paris Saint-Germain, po largohet nga klubi francez i Ligue 1.

Marrëdhënia mes 23-vjeçarit dhe ekipit ka qenë e mjerueshme në muajt e fundit pasi mesfushori ka njoftuar menaxhmentin se dëshiron të largohet nga klubi këtë verë, kur i mbaron edhe kontrata.

Nëna dhe njëkohësisht agjentja e lojtarit, Veronique Rabiot, ka sulmuar klubin duke thënë se i biri ndihet si i burgosur.

Adrien Rabiot (Foto by Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Adrien është i burgosur. Ai është marrë peng nga PSG”, tha ndër të tjerash Veronique Rabiot për gazetën L’Equipe.

Aktualisht ai është dënuar deri më 27 mars për shkak se ka kaluar natën në një klub pas humbjes kundër Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve.

Klubi gjithashtu e ka kritikuar mesfushorin se ka pëlqyer një video të Patrice Evras, i cili kishte publikuar një video të festës së lojtarëve anglezë pas triumfit ndaj francezëve. /Telegrafi/