Telegrafi

Agjenti i Ranierit tregon qëllimet e së ardhmes së teknikut italian

Agjenti i Claudio Ranieri, Steve Kutner, ka folur rreth të ardhmes së klientit të tij.

Ai zbulon se qëllimi i teknikut italian është të kthehet në Ligën Premier dhe pse tashmë kanë filluar ofertat drejt ish-trajnerit të Leicester Cityt.

“Kanë ardhur oferta nga Italia dhe Kina për Claudion”.

“Por, vullneti i tij është të kthehet në Ligën Premier sapo të lind një mundësi”, ka thënë Kutner.

Në vend të Ranierit te ‘Dhelprat’ pritet të vijë Roberto Mancini. /Telegrafi/