Agjenti i Victor Osimhen, Roberto Calenda, i ka përgënjeshtruar njoftimet se klienti i tij nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Napolin.
24-vjeçari ka qenë ndër futbollistët kryesore të suksesit të Partenopei në Serie A duke shënuar 26 gola në 32 ndeshje.
Nigeriani ka edhe dy vite në kontratën e tij me Napolin dhe klubi dëshiron ta mbajë më gjatë, përkundër interesimit të klubeve kryesore evropiane.
Il Mattino ka raportuar se Osimhen nuk dëshiron ta rinovojë kontratën këtë verë duke i shqyrtuar ofertat e klubeve të interesuara.
Mirëpo, agjenti Roberto Calenda i ka përgënjeshtruar këto raportime duke thënë se janë lajme të rrejshme. /Telegrafi/
Leggo sul Mattino che “Calenda non ha alcuna intenzione di rinnovare in estate e che prima vuole sondare tutte le strade del mercato”. Fake news.
— Roberto Calenda (@RobertoCalenda) July 17, 2023