Samir Nasri ka tërhequr interesim të madh nga dy klube të mëdha italiane, gjithnjë sipas agjentit të tij.
Është agjenti i lojtarit që ka thënë se projekti i Romës megjithatë i përshtatet më shumë francezit.
“Lojtari është në pronësi të Manchester Cityt dhe ne po vlerësojmë disa çështje”.
“Monchi e kërkoi atë te Sevilla dhe e njeh mirë. Roma është skuadër interesante për Nasrin. Motivimi aty na vjen”.
“Nasri vërtet pëlqen projektin e tyre, por të shohim”, ka deklaruar agjenti i lojtarit. /Telegrafi/