Manchester United pritet të konfirmojë nënshkrimin me Andre Gomes e Valencias, sipas Super Deporte.
Jorge Mendes, i cili menaxhon futbollistin portugez, ka një ndikim të ri te Djajtë e Kuq, pasi klienti i tij, Jose Mourinho është trajneri më i ri i Unitedit.
Raportet thonë se Mendes tashmë ka “arritur” një marrëveshje me 22-vjeçarin, duke hedhur poshtë mundësinë e kalimit te Juventusi.
Vlen të ceket se kartoni i mesfushorit me tipare sulmuese kap shifrën prej 20 milionë eurove. /Telegrafi/