Pasi Rey Manaj u lë jashtë skuadrës së parë të Pescaras për ndeshjen ndaj Romës nga trajneri Massimo Oddo për arsye disiplinore ka folur agjenti i lojtarit, Alberto Maria Fontana.
Agjenti nuk ka përgënjeshtruar fjalët e teknikut italian për sjelljen jo të mirë të klientit të tij, por ka thënë se për të mirën e të gjithëve do ishte mirë që kjo të tejkalohet.
“I respektoj vendimet e Oddos, por edhe të gjithë trajnove të tjerë”.
“Kam takuar pak lojtarë më shpirt më të mirë si ai i Manajt. Këto janë gjëra që mund të ndodhin në dhomat e zhveshjes. Ndoshta ka ndodhur nga mungesa e rezultateve dhe kështu janë rritur tensionet”.
“Rey është një lojtar i ri dhe dëshiron të bëjë mirë me Pescaran. Është situatë që kalohet, është në të mirën e të gjithëve”, ka thënë Fontana, raporton Gianlucadimarzio.com. /Telegrafi/