Jorge Mendes ka thënë se fjalët që Jose Mourinho do ta lërë Manchester Unitedin nuk janë të vërteta.
Jose Mourinho është nën presion këtë vit për shkak të startit të dobët në Ligën Premier. United nuk kanë fituar në katër ndeshje në kampionat dhe janë 18 pikë pas Manchester Cityt.
Sipas The Sun të premten hierarkia e Manchester Unitedka vendosur që tajeri i Tottenham, Mauricio Pochettino, të jetë pasardhësi i vetëm nëse largohet portugezi.
Zinedine Zidane, Antonio Conte dhe Laurent Blanc, po ashtu janë në pritje.
Ka pasur fjalë që Jose Mourinho mund të rikthehet edhe te Real Madridi. Por agjenti i trajnerit, Jorge Mendes, i ka hedhur poshtë të gjitha mundësitë.
“Ka pasur shumë fjalë se Jose Mourinho do të largohet nga Manchester United. Kjo është totalisht e pavërtet”.
“Jose është shumë i lumtur në klub dhe klubi janë shumë të lumtur me të. Ai ka kontratë afatgjate me klubin dhe është i përkushtuar të krijojë një ekip fitues”, ka thënë Mendes për The Telegraph. /Telegrafi/