Site icon Telegrafi

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon rënie të kërkesës botërore për naftë

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) njofton se do të ketë rënie të kërkesës botërore për naftë, për shkak të rritjes së rasteve të reja me COVID-19.

Sipas “Raportit të Tregut të Naftës” të IEA-së, rritja e rasteve me COVID-19 pritet të ngadalësojë kërkesën, veçanërisht kërkesën për transportin ajror dhe karburantin e avionëve.

Për shkak të ngadalësimit të përmendur, agjencia uli parashikimin me 100 mijë fuçi për këtë vit dhe vitin e ardhshëm, krahasuar me raportin e mëparshëm.

Kërkesa për naftë pritet të arrijë në afërsisht 96 milionë fuçi këtë vit, me një rritje prej 5.4 milionë fuçi në ditë krahasuar me vitin e kaluar.

Vitin e ardhshëm, kërkesa pritet të kthehet në nivelet e para pandemisë duke arritur në 99.5 milionë fuçi me një rritje prej 3.3 milionë fuçi në ditë.

Në vitin 2020, raporti thekson se kërkesa për naftë e cila u ul në 90.8 milionë fuçi në ditë, në vitin 2019 ishte 99.5 milionë fuçi. /Telegrafi/

Exit mobile version