Agim Cana është raportuar se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet te klubi i Vëllaznimit.
Kjo e fundit përmes rrjeteve sociale ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet duke thënë se babai i Lorik Canës vazhdon të mbetet në krye të klubit gjakovar.
“Njoftojmë opinionin se informata e botuar në portale se kinse presidenti i Vëllaznimit Agim Cana ka dhënë dorëheqje nuk qëndron”, shkruan në njoftimin e klubit.
Më tutje thuhet se “Agim Cana aktualisht është në pushim vjetor, por vazhdon të ushtroj detyrën e presidentit të klubit së bashku me kryesine aktuale”.
Kuqezinjtë më tutje thonë se do të ketë prurje të reja te skuadra në mënyrë të rikthehen në Superligë.
“Të përforcuar edhe me anëtar të ri të kryesisë do të angazhohen që Vëllaznimin ta rikthejnë në Super Ligë qysh në edicionin 2020/2021”, shkruan në fund.
Ndryshe, Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka dënuar të parin e klubit kuqezi me ndalesë të kryerjes së funksionit zyrtar në kohëzgjatje për gjashtë muaj. /Telegrafi/