Telegrafi

Agim Ademi viziton lojtarin e Vllaznisë së Pozheranit që pësoi atak kardiak

Agim Ademi ka vizituar futbollistin e Vllaznisë së Pozheranit, Alban Rexhepi, pas atakut kardiak që pësoi në ndeshjen ndaj Flamurtarit.

Stafi mjekësor i klubit nga Pozherani reagoi me nxitim, duke i dhënë ndihmën e parë lojtarit, derisa në QKUK ishte konfirmuar se sulmuesi i krahu kishte sulm në zemër.

Në lidhje me shëndetin e tij, kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka shkuar për vizitë në spital te Rexhepi, derisa i ka uruar shërim të shpejtë dhe rikthimi në fushë.

Lexo po ashtu Intervenimi i shpejtë nga stafi mjekësor i Vllaznisë së Pozheranit, i shpëton jetën lojtarit Alban Rexhepi

Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë të bërë nga kreu i futbollit kosovar:

Në orët e mbrëmjes isha për vizitë në QKUK tek futbollisti i KF Vllaznia nga Pozherani, Alban Rexhepi.

Ai në ndeshjen e sotme në Ligën e Parë, Vllaznia – Flamurtari, shfaqi disa shenja shqetësimi në shëndet gjatë pjesës së dytë, derisa pas ekzaminimeve mjekësore u konstatua se kishte arrest kardiak dhe si rrjedhojë ishte e domosdoshme t’i vendoset një stentë.

Fatmirësisht Albani tashmë është në gjendje të mirë, falë intervenimit të shpejtë të stafit mjekësor të QKUK-së.

E urova për ta tejkaluar sa më parë këtë gjendje si dhe ia shpreha gatishmërinë për ndihmë në rast nevoje në të gjitha format.

Urojmë që ai sa më parë të rikthehet pranë familjes, por edhe klubit dhe futbollit.

Shërim të shpejtë Alban!

Të presim më të fortë! 🙏 ⚽️ /Telegrafi/