Telegrafi

Agani kërkon fushatë të qetë dhe demokratike, thotë se fitorja i takon kryeministrit Haradinaj

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani ka thënë para të pranishmëve në sheshin “Skënderbe” se është nder të radhiten krahas atyre që në ditët më të vështira të këtij shteti ditën të angazhohen.

“Partia e Drejtësisë do të vazhdojë të jap kontributin e sinqertë dhe të palodhshëm. PD-ja do të jap kontribut drejt rrugës euroatlantike. Ju urojë fitoren e madhe të 11 qershorit, lus zotin e madhërishëm që të kemi fushatë të qetë dhe demokratike. Sa i përket fitores ajo dihet, fitorja është e koalicionit të “Fillimit të Ri”, fitorja është e kryeministrit Haradinaj”, u shpreh Agani./Telegrafi/