Telegrafi

Afroi yje si Mane dhe De Ligt dhe mori maksimumin nga shitja e Lewandowskit – Bayern Munich pritet ta shpërblejë Salihamidzic

Hasan Salihamidzic do të vazhdojë kontratën me Bayern Munich deri në verën e vitit 2026, raporton Bild.

Kontrata e Salihamidzicit është deri në vitin 2023, por sipas Bild, ai do të shpërblehet për punën e tij të madhe dhe në këtë drejtim do ta zgjasë besnikërinë ndaj këtij klubi edhe për tre vite të tjera.

Bayern Munich u përforcua ndjeshëm në skuadër këtë verë pas ardhjes së Ryan Gravenberch dhe Noussair Mazraoui nga Ajax, Sadio Mane nga Liverpool, Mathijs De Ligt nga Juventus dhe super të talentuarit Mathys Tel nga Rennes.

 

Presidenti i Bayern Munichut, Herbert Haine, së fundmi ka premtuar publikisht vazhdimin e kontratës dhe siç tha ai, Salihamidzic më në fund po merr mirënjohje për punën e tij dhe ka mbështetjen e tifozëve, të cilët jo shumë kohë më parë kërkuan largimin e tij.

Boshnjaku u sulmua rregullisht në fillim, por transferimet e Sadio Mane dhe Mathijs de Ligt ndryshuan opinionin e publikut dhe tashmë ai po vlerësohet për punën e tij të madhe dhe do të shpërblehet me kontratë të re. /Telegrafi/