Kosova U21 ka mbyllur dy ndeshjet miqësore në kuadër të grumbullimit në Antalya të Turqisë.
Pas humbjes (1:2) kundër Turqisë, djelmoshat e drejtuar nga Afrim Tovërlani kanë triumfuar ndaj Moldavisë, në ndeshjen e zhvilluar në Belek, me rezultat 2-1.
Përzgjedhësi Afrim Tovërlani e vlerësoi paraqitjen e ekipit të tij si shumë të mirë, derisa i përgëzoi djemtë për angazhimin dhe fitoren e realizuar.
“Një paraqitje mjaft e mirë dhe një angazhim maksimal, edhe pse në këtë grumbullim kemi pasur shumë ndryshime. Krejt mesfusha është e ndryshme prej grumbullimit të muajit nëntor”.
“Besoj se edhe me Turqinë kemi pasur paraqitje shumë të mirë, mirëpo ata janë shumë më të fortë se sa Moldavia”.
“I përgëzoj djemtë për këtë angazhim dhe për këtë fitore, e cila sigurisht se do të na shërbejë që të kemi vazhdimësi më të mirë, por edhe djemtë do të fitojnë vetëbesim”, ka thënë Tovërlani. /Telegrafi/